Rimmed® përqafo cilësinë!

Rimmed® SHPK u krijua në vitin 2017 si linjë prodhimi e produkteve ndihmëse të kuzhinës si Letra e Aluminit, Membrana Plastike dhe Letra e Pjekjes dhe njëkohësisht importuese dhe shpërndarese e shumë mallrave ushqimor dhe industrial. Brenda një kohe të shkurtër kompania Rimmed® SHPK arriti të depërtojë rrënjësisht në tregun vendas duke u bërë Lider në produktet e Letrës së Aluminit, Membranës Plastike dhe Letrës së Pjekjes falë korrektesisë dhe cilësisë së produkteve.

+6 vite

Rimmed® prej më shumë se 6 vitesh në treg.

Historia dhe qëllimi i Rimmed®

Në vitin 2021 Kompania Rimmed® zgjeron linjën e prodhimit me prodhimin e produkteve të Celulozës, Letër Kuzhine, Letër Higjienike si edhe Kartëpeceta për përdorim familjar dhe profesional si HORECA. Po këtë vit Rimmed® fillon me prodhimin e Ngjitësit Shirit për përdorim industrial. Ngjitësi shirit prodhohet në përmasa 42-50mm në materialin BOPP dhe në 3 ngjyra, e verdhë e tejdukshme, e bardhë e tejdukshme dhe ngjyrë kafe. Po prap këtë vit Rimmed® hap si degë të saj prodhimin e gotave të letrës, një produkt 100% ekologjik dhe 100% i riciklueshem. Përmasat e gotave që ne prodhojmë janë 2.5oz,3oz,4oz,7oz,8z. Ndërkohë risia jonë është edhe prodhimi i Tasit të Supës në përmasa 16oz dhe kapakut të letrës për të.
Në vitin 2022 Rimmed® fillon me prodhimin e tubit të kartonit për përdorim industrial nga fabrikat e letrës, plasmasit, ambalazheve ushqimore etj. Kjo linjë ofron një shumëllojshmëri përmasash me ID nga 30-76mm gjatësi nga 15cm-3m dhe peshë sipas kërkesave të klientit. Po prap këtë vit Rimmed® hap si degë të saj prodhimin e shtupave të pastrimit në materialet pambuk dhe mikrofibër. Përmasat e shtupave janë të ndryshme në varësi të kërkesave të klientëve si në linjën shtëpiake ashtu dhe në atë Profesionale HORECA.
Falë eskportit, produktet tona gjenden tashmë jo vetëm në vendet e rajonit dhe Europës por edhe në USA, duke rritur kështu vlerat e produkteve të prodhuara në Shqipëri.

Albijon Duraj

CEO

Rimmed®

Rimmed® është markë internacionale e regjistruar.

xhangolli
bigmarket logo

QËLLIMI YNË

Të punojmë me ndershmëri  për të ofruar produkte cilësore që përmirësojnë jetën e konsumatorit, të kontribojmë për një jetë më cilësore të punonjësve dhe partnerëve tanë dhe ta bëjmë Rimmed® një brand ndërkombëtar.

Produkte cilësore

Fokusi jonë kryesor është cilësia ndaj zgjidhja juaj ideale është Rimmed®.

Çmime ekonomike

Prej vitesh jemi Lider në treg në cilësi duke sjellë më të mirën me çmime ekonomike.

Materiale të riciklueshme

Produktet që ne prodhojmë janë produkte higjienike dhe 100% ekologjike.

Rriteni biznesin tuaj me produktet Rimmed®

Në rritjen e një biznesi ndikon shumë cilësia e produkteve që përdor ndaj nga bashkëpunimet tona kombëtare dhe ndërkombëtare kemi kuptuar që produktet Rimmed® janë ndër produktet më të pëlqyera nga konsumatorët dhe kjo krijon një rritje direkte edhe të klientëve tuaj, ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me këdo.

Si të bëheni partner zyrtar i Rimmed®?

Për t’u bërë partner zyrtar i Rimmed® mjafton vullneti juaj për bashkëpunim.

Ndiq hapat më poshtë për një orientim të më saktë:

Shikoni produktet tona

Filimisht ju duhet të njiheni me produktet tona për të pasur një orientim paraprak për produktet të cilat ne do t'ju ofrojmë pasi të kemi nisur bashkëpunimin.

Rezervoni një takim

Rezervoni një takim me stafin tonë për t'u njohur me kushtet dhe kërkesat tona ndaj bashkëpunimit dhe për firmosjen e kontratës.

Nisim bashkëpunimin

Pas firmosjes së kontratës me Rimmed® ju nisni zyrtarisht bashkëpunimin me ne dhe nga ai moment biznesi juaj do kaloj në një tjetër nivel pune dhe serioziteti.

sqAlbanian