Buka e Ëmbël e Pashkës me Rimmed ®️

Rimmed

Buka e ëmbël e pashkës është një nga gatimet më të dashura dhe të vjetra për festën e pashkëve . Ajo karakterizohet nga një shije e ëmbël dhe butësi. Zakonisht dekorohet me simbole të veçanta të pashkës.

PËRBERESIT :

PËRGATITJA:

Marrim 250 gr miell dhe e përziejmë bashkë me majanë dhe qumështin e vakët. Mbulojeni brumin me Membranën Plastike Rimmed ®️ dhe lëreni të qëndrojë për 20 minuta për të lejuar brumin të fryhet.

Në një enë tjetër marrim vezët, sheqerin, kripën dhe miellin që na mbeti dhe i përziejmë të gjitha bashkë.

Marrim masën e përgatitur më përpara mbasi kanë kaluar 20 minuta dhe i përziejmë bashkë. Hedhim ngadalë gjalpin e shkrirë deri sa të na bëhet një brumë i butë. E lëmë të mbuluar me Membranën Plastike Rimmed ®️ deri sa të vijë dyfishi i brumit.

Vendosni Letër Pjekje Rimmed ® në një tavë për ëmbëlsira dhe përhapni brumin. Tavën e fusim në furrë derisa brumi të fryhet. Në momentin që brumi është fryrë, marrim një të verdhë veze dhe e lyejmë nga sipër me një furcë kuzhine.

E pjekim në temperaturën 150°c për 35-40 minuta. 

Ju mund të vendosni vezë në mes të brumit, kjo varet nga dëshira juaj.

Në këtë sezon të pashkëve, le të krijojmë kujtime të mrekullueshme rreth tryezës së festave. Buka e ëmbël e pashkës, me një aromë të këndshme dhe një shije të mrekullueshme.

Ju bëftë mirë!

sqAlbanian