LETËR ALUMINI, MEMBRANË PLASTIKE, LETËR PJEKJE

Produktet e Letrës së Aluminit Rimmed®​,falë aliazhit të aluminit me rezistencë të lartë dhe cilësi ruajnë shijen dhe vlerat ushqyese në temperatura të larta dhe të ulëta duke mbrojtur ushqimin nga drita, oksigjeni, lagështia dhe faktorë të tjerë të jashtëm që shkaktojnë oksidimin dhe formimin e aromave të pakëndshme.Përdorimi i Letrës së Aluminit Rimmed®​ siguron freski ushqimore duke ruajtur lëngjet dhe vitaminat gjatë pjekjes në furrë.

Kompania Rimmed®​ ofron letër alumini në trashësi të ndryshme,nga 9-20 micron dhe në gjerësi të ndryshme,duke filluar nga 12,14,29,30 deri në 45 cm në varësi të nevojave tuaja dhe duke e bërë letrën e aluminit të përdoret në kuzhina të mëdha si restorante, pasticeri, fast-food-e,kompani hoteliere,parukeri etj.

Membrana Plastike falë strukturës së saj elastike, i lejon ushqimet të qëndrojnë të freskëta dhe të ruhen në një mjedis higjienik duke parandaluar bashkëveprimin e ushqimit me ajrin.Ajo lejon qarkullimin e oksigjenit duke
ruajtur aromën dhe freskinë e frutave dhe perimeve brenda dhe jashtë frigoriferit.
Membrana jone plastike e cila përdoret për paketimin dhe ruajtjen e ushqimit në mënyrë të qetë,nuk përmban nxitës elastik dhe substanca të dëmshme.
Membranat platike për mikrovalë janë një zgjidhje e sigurt dhe praktike për ri-ngrohjen dhe shërbimin e ushqimit, evakuojnë avujt e tepërt të ujit në sajë të strukturës së saj me pore

Letra e pjekjes Rimmed® është praktike në përdorim, jo ngjitëse, rezistente dhe është ideale në gatimin e ëmbëlsirave, biskotave, brioshëve, byrekëve, picave, mbështjelljen e mishit para pjekjes dhe perimeve të furrës. Nuk ka nevojë për përdorimin e vajit, gjalpit apo miellit, pasi ushqimi nuk ngjit.

Letra e pjekjes Rimmed® nuk absorbon yndyrë duke lënë të pastër sipërfaqet e furrave dhe tavave. Përdoret në furrat normale, ato me mikrovalë si dhe në frigorifer, duke shmangur aromat e padëshiruara të frigoriferit.

Rimmed® Baking Paper është një produkt ndërkombëtar me cilësi të lartë.

sqAlbanian

LETËR ALUMINI

MEMBRANË PLASTIKE

LETËR PJEKJE