Mafishe, kjo ëmbëlsirë tradicionale e kuzhinës shqiptare, me një shije të thjeshtë por shumë te pëlqyeshme nga të gjithë. Përgatitja e tyre është e thjeshtë dhe e shpejtë, duke përdorur vetëm disa përbërës bazë, si vezët dhe sheqerin.
Përbërësit
- 4 të bardha vezësh
- 100 gr sheqer i bardhë
- 100 gr sheqer pluhur
- Letër pjekje Rimmed®
Përgatitja
Vendosim të bardhat e vezëve të cilat duhet të jenë të temperaturës së ambjentit në një enë të madhe dhe i rrahim me mikser derisa të bëhet shkumë e bardhë e qëndrueshme. Shtojmë më pas sheqerin e bardhë dhe vazhdojmë punimin me mikser derisa të realizojmë një marengë të fortë. Sitim sheqerin pluhur së bashku me vaniljen dhe e shtojmë tek marenga gradualisht duke e trazuar me një spatul me kujdes që mos të na pritet shkuma.
Shtrojmë letër pjekje Rimmed® në një tavë të madhe dhe hedhim mafishet ose me lugë ose me një qese pastiçerie duke i dhënë formën e dëshiruar. E vendosim tavën në furrën e parangrohur në 100 gradë dhe i lemë mafishet për gati 1 orë e 30 minuta.
Një recetë e thjeshtë dhe e shijshme për të përgatitur mafishet, një ëmbëlsirë plot shije në kuzhinën tonë shqiptare. Me përbërësit bazë të vezëve dhe sheqerit, kjo ëmbëlsirë delikate shpalos një shije të mrekullueshme.
Provojini ti bëni këto mafishe dhe ju sigurojmë që nuk do dilni te zhgënjyer.