Receta e Ballokumeve me Produktet e Rimmed®️: Membranë Plastike Rimmed®️ dhe Letër Pjekje Rimmed®️.
Këto ëmbëlsira janë tradicionale të qytetit të Elbasanit që bëhen në diten e verës në 14 mars. Avash avash kjo traditë u përqafua edhe nga qytete të tjera si Tirana, Korça etj. Ne do t’ju paraqesim një recetë të lehtë për të përgatitur ballokume të shijshme duke përdorur dy produkte të rëndësishme të kuzhinës: Membranë Plastike Rimmed®️ dhe Letër Pjekje Rimmed®️. Le të nisim!
Përbërësit
- 1 kg miell misri
- 500 gr gjalpë
- 8 kokrra vezë
- 1 kg sheqer
- Membranë Plastike Rimmed®️
- Letër Pjekje Rimmed®️
Përgatitja
Në një enë të madhe hedhim sheqerin, nëse është e mundur të përdoret sheqer i imët (por jo sheqer pluhur). Mund të përdorim një enë qelqi ose një enë prej bakri e pa kallajisur.
Në enë më pas hedhim dhe gjalpin e shkrirë por jo shumë të nxehtë. Të dy përbërësit i rrahim fort derisa të na krijohet një shkumë.
Proçesi rrahjes mund të zgjas rreth gjysmë ore. Sheqeri së bashku me gjalpin duhet të fijëzohet. Nëse e prekim me dy gishta, duhet të hapet fije.
Më pas shtojmë vezët një e nga një, duke vazhduar ti rrahim. Kur të hedhim vezën tjetër duhet ta kemi trazuar derisa veza mëparshme të jetë përzier komplet. Pra të kemi parasysh që çdo 3 minuta të hedhim një vezë duke mos e ndaluar rrahjen.
Në hapin e fundit, hedhim miellin e misrit me kujdes. Miellin duhet ta hedhim pjesë pjesë duke e trazuar vazhdimisht. E trazojmë mirë në mënyrë që të mos na krijohen kokrriza. Në qoftë se përbërja është shumë e qullët mund ti shtojmë edhe pak më shumë miell. Masën e përgatitur e lemë të qetësohet për 20 minuta. Për ti pjekur ballakumet Elbasanit në mënyre që të mos ngjisin, në tavë mund të vendosim Letër Pjekje Rimmed®️.
Më pas me lugë druri hedhim në tavë brumin pa qënë nevoja ti japim forma. Ballakumet i pjekim në furrë 150°C përreth 40-45 minuta. Mbasi i nxjerrim, i lëmë te ftohen pak dhe i mbështjellim me Membranë Plastike Rimmed®️.
Ju Bëftë Mirë!